Garuesja e Ukrainës, Olga Kharlan është diskualifikuar për shkak se refuzoi t’ia zgjasë dorën ruses Anna Smirnova në Kampionatin Botëror të skermës.
Kharlan, garuesja e parë ukrainase në skermë që u përball me një ruse apo bjelloruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë, e mposhti Smirnovan 15-7 në Milano.
32-vjeçarja refuzoi pas fitores t’ia zgjasë dorën ruses, e cila shkoi për ta përgëzuar.
Ky veprim i ukrainases bëri që garuesja e Rusisë në shenjë proteste të qëndrojë gati 50 minuta në skenë duke mos u larguar.
Smirnova që garoi me flamur neutral, fillimisht qëndroi në këmbë përpara se asaj t’i ofrohet një karrige për t’u ulur dhe vazhduar protestën. E kjo protestë, duket se ka pasur efektin e saj pasi Kharlan është diskualifikuar nga garat individuale.
Kharlan është kampione e katërfishtë botërore dhe ka të fituara katër medalje të arta olimpike.
Edhe
Flet peshëngritësja ukrainase që refuzoi të fotografohet me rusen: Jo me agresorët
Në sportin e skermës, shtrëngimi i duarve është pjesë e rregullave dhe në rast të refuzimit, garuesi automatikisht përjashtohet.
Garuesit e Ukrainës në skermë nuk kanë marrë pjesë në asnjë garë në të cilën janë paraqitur rusët dhe bjellorusët që nga muaji shkurt i vitit 2022.
-
Drejtuesi kosovar i EWF-së kritikohet pasi qortoi ukrainasen që refuzoi të fotografohej me sportisten ruse
-
Ukrainasi përjashtohet nga Lojërat Olimpike Dimërore për shkak të helmetës
-
IOC-ja ia ndalon ukrainasit helmetën me fotografi të viktimave
-
Lojtarët e ekipit ukrainas refuzojnë t’ia zgjasin dorën lojtarëve serbë