Sporte të tjera

IOC-ja ia ndalon ukrainasit helmetën me fotografi të viktimave

Vladyslav Heraskevych

Garuesi ukrainas në skeleton, Vladyslav Heraskevych, nuk është lejuar të mbajë në Lojërat Olimpike Dimërore helmetën me imazhe të njerëzve të vrarë gjatë pushtimit rus të Ukrainës.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar tha se helmeta shkelte rregullat e përcaktuara në Kartën Olimpike, por se atij do t’i lejohet të mbajë një shirit të zi në krah në kujtim të atyre që kanë humbur jetën.

Heraskevych e mbajti atë helmetë në një seancë stërvitore në Cortina të Italisë. Për vendimin e IOC-së tha se “ia thyen zemrën”.

26-vjeçari theksoi se shumë prej atyre që kishin fotografinë në helmetën e tij, ishin sportistë, përfshirë peshëngritësen adoleshente, Alina Peregudova, boksierin Pavlo Ishchenko dhe lojtarin e hokejit në akull, Oleksiy Loginov. Disa prej tyre ishin miq tëera  Hera Heraskevychit.

Në Kartën Olimpike shkruan se “asnjë lloj demonstrimi i propagandës politike, fetare apo racore nuk lejohet në asnjë vend, mjedis apo zonë tjetër olimpike”.

“E kemi trajtuar që nga fillimi çështjen. IOC-ja e kupton plotësisht dëshirën e sportistëve për të kujtuar ata që kanë humbur jetën në atë konflikt dhe në konflikte tjera në mbarë botën”, ka thënë zëdhënësi i IOC-së, Mark Adams.

“Ne duhet të përqendrohemi në sport dhe në paraqitjen e sportistëve. Është thelbësore që të ketë të drejta të barabarta për të gjithë sportistët dhe që ta mbajmë sportin të lirë nga çdo ndërhyrje. Kjo helmetë bie ndesh me udhëzimet e lartpërmendura”, ka shtuar zyrtari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Heraskevych tha se do të respektojë rregullat olimpike, ndërkohë që do të angazhohet për të rritur ndërgjegjësimin rreth luftës në Ukrainë.

“IOC-ja ka ndaluar përdorimin e helmetës sime në seancat stërvitore zyrtare dhe në gara. Është një vendim që thjesht më thyen zemrën”, ka thënë sportisti që ishte mbajtës i flamurit të Ukrainës në ceremoninë hapëse.

Ai u falënderua nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.