Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ujkani synon të mbetet gjatë në futboll

Faqja zyrtare e Torinos, të hënën ka paraqitur një intervistë me portierin rezervë të këtij klubi, Samir Ujkani. Reprezentuesi i Kosovës është përgjigjur shkurtë në pyetje të shumta.

Ujkani 31-vjeçar, ka kaluar te Torino verën e kaluar, por nuk është paraqitur në ndonjë ndeshje zyrtare.

Ai ka bërë të ditur se synon të qëndrojë gjatë në futboll. Vlerën më të madhe ka thënë se e ka pozitivitetin, ndërsa mangësinë më të madhe që “iu beson shumë njerëzve para se t’i njoh mirë ata”.

Sipas Ujkanit, për futbollistët e rëndësishme është të jenë profesional dhe njerëzor, ndërsa për trajnerët se si të menaxhojnë grupin.

Debutimi në Serie A, ndaj Milanit në San Siro në vitin 2009, mbetet moment i paharruar për njërin prej kapitenëve të Kosovës.

Ujkani ka treguar se ka dashur të bëhet mjek “pasi kur ishte në një vend të vogël në Kosovë nuk kishte të tillë”, raporton Koha.net.

Edhe Shifrat e veçanta të Samir Ujkanit Sport Shifrat e veçanta të Samir Ujkanit

Ai planifikon të jetojë në mes të Italisë, Kosovës e Belgjikës. Flija është ushqimi i preferuar i Ujkanit, ndërsa Adem Jasharin e vlerëson hero të historisë.

“Dëshpërimi më i madh është që në vitin 2020 ka shumë fëmijë nëpër botë që nuk kanë shtëpi dhe nuk kanë me çka të ushqehen”, ka thënë Ujkani.