Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

E ardhmja e Ujkanit te Torino vendoset në verë

Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani ka kontratë deri në verën e këtij viti me skuadrën e Torinos.

Por, nga klubi është njoftuar se nuk do të nguten dhe se vendimin për të ardhmen e tij do ta marrin në fund të këtij edicioni, ka raportuar të hënën “calciomercato.com”.

Ujkani është portier rezervë te Torino, ndërsa nuk është paraqitur në asnjë ndeshje të këtij sezoni. 32-vjeçari iu bashkua Torinos në shtator të vitit 2019.

Artikuj të ngjashëm