Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ujkani pret rezultate pozitive në dy ndeshjet e radhës

Portieri Samir Ujkani ka thënë se është optimist i madh në prag të dy ndeshjeve të këtij muaji.

Krahas fitores ndaj Jordanisë, Ujkani ka thënë se Kosova synon një rezultat pozitiv edhe në ndeshjen e fundit kualifikuese të Botërorit “Katari 2022” kundër Greqisë.

“I kemi dy ndeshje, me Jordaninë dhe Greqinë që janë të rëndësishme. Sidomos, ndeshja me Greqinë është e rëndësishme për ne që të marrim një rezultat pozitiv. E ky rezultat pozitiv, do të na ndihmonte ta kthejmë mentalitetin tonë fitues dhe pastaj të përgatitemi për vitin tjetër”, ka thënë Ujkani, i cili ka falënderuar Bernard Challandesin për kontributin e tij gjatë kohës sa ishte në krye të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm