Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani: Shkojmë për fitore në Greqi

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka pranuar vështirësitë për ta mbajtur rezultatin 3:2 në momentet e fundit të ndeshjes ndaj Irlandës së Veriut. Por për Rrahmanin e rëndësishme është fitorja.

“Rrjedha e ndeshjes shkoi ashtu, edhe pse kundërshtari nuk ishte i rrezikshëm. Por disa krosime në fund na rrezikuan disa herë. Mirë që nuk barazuan në fund. Me rëndësi që kemi fituar”, ka thënë Rrahmani. Ai vlerëson reagimin e ekipit pas humbjes nga Greqia.

“Shumë mirë ka reaguar ekipi. Duhet të jemi të gjithë të gatshëm, të japim maksimumin. Nuk ka dyshime që secili mund të luaj. Ata që duhet të hyjnë në lojë duhet të japin maksimumin. Këtë fitore ia dedikojmë Fadil Vokrrit dhe familjes së tij. Është legjendë e jona”, ka shtuar mbrojtësi i qendrës.

Kosovën të dielën e pret ndeshja vendimtare me Greqinë në Volos.

“Do të kemi mungesa të ndryshme ndaj Greqisë. Do të shkojmë dhe të provojmë të fitojmë ndeshjen. Detajet do ta vendosin edhe atë ndeshje”, vlerëson Rrahmani.

 

Artikuj të ngjashëm