Portieri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Samir Ujkani, është shprehur i lumtur që është kthyer në fushë pas një kohe të gjatë.
Por, ai është i mërzitur që me ekipin e tij Torino nuk ka arritur ta fitojë ndeshjen kundër Romës, ndeshje të cilën e humbi të mërkurën mbrëma me rezultatin 3:2.
Ishte kjo ndeshje debutuese për Torinon e po ashtu e para që nga dhjetori i vitit 2018 sa ishte pjesë e Rizesporit të Turqisë.
Ujkani ka theksuar se është i lumtur te Torino dhe se pret që të luajë më shumë në edicionin e ardhshëm.
32-vjeçari ka kontratë deri në fund të këtij edicioni që përfundon në fundjavë. Ai karrierën në Itali ka bërë edhe për disa skuadra të tjera.