Nate Diaz e ka mbyllur karrierën 15-vjeçare në UFC me një fitore impresive.
Diaz të shtunën mbrëma mposhti me ndërprerje në rundin e katërt amerikanin Tony Ferguson, në ngjarjen që u organizua në Las VCegas.
Diaz 37-vjeçar mbërtheu Fergusonin, duke e detyruar të dorëzohet.
Ferguson e zëvendësoi Khamzat Chimaevin të premten, pasi suedefzi kishte dështuar të arrinte në peshën e kategorisë velter për të luftuar me Diazin.
Chimaev luftoi në Las Vegas me Kevin Hollandin dhe e mposhti në rundin e parë.
Diaz ndërkohë fitoi ndaj Fergusonit. Diazi ka fituar 16 nga 27 luftërat e tij, që kur iu bashkua UFC-së si 22-vjeçar.
Lufta e të shtunës ishte e fundit në kontratën e Diazit me serinë UFC, që është më e madhja në sportin e Arteve Marciale të Përziera.
Ferguson 38-vjeçar ka fituar 15 nga 20 meçet në UFC. Ndaj Diazit erdhi të luftonte pas një serie prej 4 fitoreve rresht.