UEFA ka hapur hetim pasi një tifoz në Eindhoven vrapoi në fushë dhe goditi portierin serb të Sevillas gjatë ndeshjes të Ligës së Evropës. Marko Dmitroviq e rrëzoi tifozin në tokë pasi u sulmua në ndeshjen e së enjtes kundër PSV Eindhovenit.
Lojtarët e të dy skuadrave rrethuan tifozin, i cili u largua pasi shumë tifozë në “PSV Stadium” brohorisnin.
Dmitroviq ishte i padëmtuar dhe e përfundoi ndeshjen.
Sevilla humbi 2:0 ndaj PSV-së në ndeshjen e dytë, por avancoi në 1/8 e finales me rezultatin e përgjithshëm 3:2. Në këtë fazë, Sevilla do të përballet me Fenerbahçen.
UEFA nuk bëri ndonjë deklaratë, por konfirmoi të premten se ka hapur një çështje.
Dmitroviq tha se nuk është “kurrë mirë” të shihen incidente të tilla dhe u bëri thirrje autoriteteve të ndëshkojnë tifozin.
-
Tifozi që grushtoi portierin serb të Sevillas burgoset me dy muaj
-
Tifozi i PSV-së grushton portierin serb të Sevillas në ndeshjen e Europa League
-
Punëtorët e sigurimit grushtuan një tifoz portugez
-
Skandal i pritur nga serbët në Evropian - portieri u rrah me tifoz
-
UEFA heton Mirlind Dakun, FSHF-në dhe Federatën kroate