Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozi i PSV-së grushton portierin serb të Sevillas në ndeshjen e Europa League

Një tifoz vrapoi në fushë në ndeshjen e PSV Eindhoven kundër Sevillas dhe goditi me grusht në fytyrë portierin e skuadrës spanjolle.

Incidenti ndodhi në ndeshjen e Europa League në stadiumin PSV në Eindhoven dhe portieri Marko Dmitroviq vazhdoi të luante, me sa duket i padëmtuar.

Pasi u godit, Dmitroviq arriti ta ndalonte tifozin, i cili u rrethua shpejt nga lojtarët e të dy skuadrave dhe më pas u largua.

Portieri serb u përfshi me vonesë në formacionin fillestar të Sevillas pasi Yassine Bounou u ndje i sëmurë para ndeshjes.

Ish-lojtari i Sevillas, Luuk de Jong shënoi për PSV-në në minutën e 77-të dhe Fabio Silva shënoi 2-0 në pjesën e fundit.