Arbitrat italianë nuk do të delegohen nga UEFA për ndeshjet e radhës të Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës për shkak të koronavirusit.
Kjo është bërë e ditur nga sajti italian “Tuttomercatoweb” të premten, që ka shkruar se të gjithë arbitrat italianë janë të përjashtuar deri në vendimin e ardhshëm nga UEFA, si masë paraprake mbrojtëse për përhapjen e koronavirusit.
Italiani Daniele Orsato së fundi ndau drejtësinë në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Championsit mes Real Madridit e Manchester Cityt. Ndërkohë, në Ligën e Evropës, drejtësinë së fundi e ndanë Marco Guida dhe Davide Massa në duelet Espanyol – Wolverhampton, përkatësisht Arsenal – Olympiacos.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy gjyqtarë spanjollë përjashtohen nga “Euro 2024”
-
Katër duele në Serie A nuk luhen për shkak të koronavirusit
-
UEFA pranon se ndeshjet e Evropianit mund të rrisin numrin e rasteve me koronavirus
-
UEFA po konsideron lejimin e skuadrave të zgjeruara në “Euro 2020”
-
Ndikimi i koronavirusit në sportin evropian