UEFA ka vendosur që t’i përjashtojë dy gjyqtarët spanjollë, Alejandro Hernandez dhe Jesus Gil Manzano, nga “Euro 2024” pas ankesave për gjykimin e tyre, kanë raportuar të premten mediume të ndryshme angleze.
Hernandez, i cili shërbeu si zyrtar i VAR-it, u përball me kritika për refuzimin e pretendimit për penallti të Skocisë në humbjen 1:0 ndaj Hungarisë të dielën e kaluar. Ndërsa Manzano u kritikua për gabimin e tij gjatë fitores 1:0 të Francës ndaj Austrisë.
Krahas dy gjyqtarëve në shtëpi janë dërguar edhe ndihmësit, Diego Barbero Sevilla dhe Angel Nevado Rodriguez.
Ky vendim që e ka marrë UEFA e ka lënë gjyqtarin Martinez Munuera si përfaqësuesin e vetëm spanjoll për pjesën e mbetur të “Euro 2024”.
Ish-arbitri i La Ligas, Iturralde Gonzalez, i ka bërë thirrje Federatës Spanjolle të Futbollit të përmirësojë marrëdhëniet me UEFA-n pas largimit të katër nga pesë arbitrat pas fazës së grupeve.
“Ka nevojë urgjente për një përfaqësues spanjoll në komitetin e arbitrave”, ka thënë Gonzalez për “Cadena SER”.
-
UEFA pranon gabimin e rëndë që i kushtoi shtrenjtë Gjermanisë në ”Euro 2024”
-
Gjermanët firmosin peticionin për përsëritjen e ndeshjes me Spanjën
-
Caktohet arbitri i ndeshjes Spanjë - Francë
-
Përcaktohet ekipi final i Spanjës për “Euro 2024”
-
UEFA zgjodhi arbitrat për Evropian, në mesin e tyre edhe dy të kritikuar së fundi