Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

UEFA i jep fund bashkëpunimit me Gazpromin

gazprom

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka vendosur të hënën mbrëma që t’i jap fund partneritetit me kompaninë ruse Gazprom në të gjitha garat.

“Vendimi ka efekt të menjëhershëm dhe mbulon të gjitha marrëveshjet, duke përfshirë atë për Ligën e Kampionëve, garat e UEFA-s për ekipe nacionale dhe për Euro 2024”, thuhet në njoftimin e UEFA-s. Vendimi vjen në vazhdën e goditjeve që organizatat sportive po ia japin Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Gazprom është korporatë energjetike, ndërsa shumicën e aksioneve i ka qeveria ruse. Marrëveshja ishte në fuqi prej vitit 2012, ndërsa raportohet se ishte e vlefshme rreth 40 milionë euro në vjet.

Artikuj të ngjashëm