Bordi drejtues dhe bordi mbikëqyrës i ekipit nga Gjermania, Schalke 04 kanë arritur marrëveshje për t'i dhënë fund partneritetit të klubit me kompaninë “Gazprom” nga Rusia para kohe.
Njoftimi është bërë i ditur të hënën në sajtin zyrtar të Schalkes. Kjo shkëputje e marrëveshjes ka ardhur si pasojë e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.
“Klubi aktualisht është në diskutime me përfaqësuesit e sponsorit aktual dhe informacione të mëtejshme do të publikohen në një datë të mëvonshme. Ky vendim nuk cenon aftësitë financiare të klubit.Drejtuesit e klubit janë të bindur se do të jenë në gjendje të shpallin një partner të ri në të ardhmen e afërt”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Schalkes.
Artikuj të ngjashëm
-
E ardhmja e Nagelsmannit vendoset pas kthimit në Gjermani
-
Gjermania thotë se po hapet një dritare për dialog mes Evropës dhe Rusisë për Ukrainën
-
Putini do që Schroder të jetë ndërmjetës në bisedime Rusi-BE për Ukrainën, Gjermania skeptike
-
Rusia pritet t’i ndalojë eksportet e naftës në Gjermani përmes tubacionit Druzhba
-
BE-ja shtyn propozimin e 15 prillit për të ndaluar përgjithmonë importet e naftës ruse