Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

UEFA cakton stadiume më të mëdha për finalet e Ligës së Konferencës

UEFA ka caktuar stadiume më të mëdha për të qenë nikoqir të dy finaleve të ardhshme të Ligës së Konferencës.

Dy finalet e edicioneve të kaluara ishin organizuar në stadiume me kapacitet prej 20 mijë ulëseve, ndërsa të përfshira ishin skuadra nga Italia, Anglia dhe Holanda.

Finalja e vitit 2024 për garën e tretë më të rëndësishme të organizuar nga UEFA është caktuar të luhet në stadiumin e ri të AEK-ut të Athinës, që ka kapacitet të 30 mijë ulëseve.

Në vitin 2025, stadiumi i Slask Wroclawit do të jetë nikoqir.

Ka kapacitet prej 41 mijë shikuesve, ndërsa ishte edhe nikoqir i tri ndeshjeve të Kampionatit Evropian 2012, kur Polonia ishte nikoqire me Ukrainën.

Finalja inauguruese e Ligës së Konferencës ishte zhvilluar në “Air Albania” të Tiranës në Shqipëri.

Roma kishte fituar ndaj Feyenoordit në vitin 2022.

Edhe Munihu, nikoqir i një tjetër finaleje të Championsit Futboll 8 muaj më parë Munihu, nikoqir i një tjetër finaleje të Championsit

Stadiumi i Slavia Pragës me kapacitet prej 19 mijë shikuesve ishte zgjedhur si nikoqire e finales ndërmjet West Ham Unitedit dhe Fiorentinës. Triumfoi West Hami.

Skuadra angleze ka mesatare prej 62 mijë shikuesve për ndeshjet në shtëpi në Premier League. E fitoi titullin e parë evropian në 47 vjet.

Stadiumi i Sportingut të Lisbonës me kapacitet prej 50 mijë ulëseve, është zgjedhur për të qenë nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve 2025, në konkurrencën e femrave.