Sport

Udinese siguron mbrojtësin Zemura

Mbrojtësi i krahut të majtë, Jordan Zemura, është përforcimi i parë i skuadrës së Udineses për sezonin e ri.

Ekipi nga Serie A e ka prezantuar të enjten 23-vjeçarin që është pjesë e Bournemouthit në Angli. Zemura tek Udinese do të transferohet si lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me ekipin anglez në verë.

Ai me Udinesen do të firmosë kontratë deri në vitin 2027 dhe pritet të jetë përforcim i duhur për edicionin e ardhshëm.

Zemura prej vitit 2020 është pjesë e Bournemouthit, ekip që po lufton për mbijetesë këtë sezon në Premier League. Në 19 paraqitje në kampionatin anglez, Zemura ka regjistruar 1 asistim.