Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Udhëtarët e përhershëm të futbollit

Të bësh 26 mijë kilometra për 14 ditë dhe të vizitosh 18 stadiume në këtë turne mund të tingëllojë çmenduri, por jo kur ke pasion futbollin dhe zbulimin e kulturave të reja, të bësh shoqëri të re dhe të plotësosh ëndrrat jetësore. Është ky pasioni që shtyn udhëtarët e përhershëm të futbollit.

Tre prej tyre, Ron Coppens, Pim Meussen dhe Theo van Gestel, kanë bërë një udhëtim impresiv nëpër Argjentinë, duke vizituar si stadiumet me renome botërore ashtu edhe ato më pak të njohura që janë krenari e lagjes dhe asgjë më tepër, shkruan Fifa.com.

Treshja është nga Holanda, ndonëse ka qindra të tjerë si ata. Të vendosur kryesisht në Evropë, udhëtarët e përhershëm të futbollit nuk pëlqejnë asgjë më tepër sesa të udhëtojnë nëpër shtete të tjera për të shikuar ndeshje futbolli, përcjell sot Koha Ditore.

Numri i tyre po rritet shpejt. Së bashku me specialistët e bllogjeve, forumeve dhe aplikacioneve, llogaritë në rrjetet sociale janë duke bërë bashkë tifozët nga mbarë bota, duke ofruar informata për ta dhe storie që u ndihmojnë të vendosin për itinerarin e tyre...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)