Sulmuesi i Përfaqësueses U19 të Kosovës, Veton Tusha, ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin turk, Denizlispor. Lajmin e ka bërë të ditur të premten klubi elitar i Turqisë.
Tusha ka nënshkruar kontratë për tre vjet e gjysmë, kurse është stërvitur me ekipin që nga fillimi i këtij sezoni.
Tusha së fundi ka qenë i angazhuar te skuadra e Maqedonisë së Veriut, Vardarit.