Një tjetër humbje turpëruese kanë pësuar basketbollistet e Shqipërisë të enjten mbrëma në Mersin të Turqisë. Ato u mposhtën me gati 100 pikë dallim nga Turqia. 140:44 ishte në fund rezultati i ndeshjes kualifikuese për Eurobasket 2023.
Por kjo assesi nuk është humbja më e lartë e këtij cikli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShqipëria fillimisht kishte pësuar 125:19 nga Polonia, më 11 nëntor të vitit të kaluar. Më 14 nëntor të vitit të kaluar kishte humbur 127:28.
Dallimi prej afro 100 pikësh është ruajtur edhe një vit më pas. Në këtë cikël, që me gjasë duket se nuk do të përfundojë kurrë për Shqipërinë, ekipi kuqezi i ka edhe tri ndeshje tjera.
Turqinë e drejton Ekrem Memnun, ish-trajner i Prishtinës.