Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, Shqipëria mposhtet thellë nga Turqia

Basketbollistet e Shqipërisë i kanë mbyllur kualifikimet për Eurobasket 2023 ashtu si i kanë nisur – me humbje të thellë. Shqipëria të dielën në Durrës u mposht nga Turqia me rezultatin 98:48. Bernarda Rreshpja ishte më e mira te Shqipëria me 12 pikë e katër kërcime.

Teaira McCowan udhëhoqi Turqinë me 19 pikë e gjashtë kërcime. Shqipëria i ka humbur shumë thellë të gjitha gjashtë ndeshjet në grupin D. Ka përfunduar e fundit. Turqia e fitoi grupin dhe u kualifikua në Eurobasket.

Ndërkohë Kosova nuk paraqitet fare në kualifikime. Shqipëria ishte bindshëm përfaqësuesja më e dobët në kualifikime.