Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tudor merr drejtimin e Lazios

Igor Tudor është emëruar trajner i ri i Lazios. Ai zëvendëson Maurizio Sarrin i cili dha dorëheqje javën e kaluar, ndërsa do të nënshkruaj kontratë për 18 muaj.

Sarri dha dorëheqje pas katër humbjeve rresht, duke përfshirë edhe eliminimin nga Liga e kampionëve.

Kroati 45-vjeçar së fundi punoi në Hellas Verona, ndërsa ka drejtuar edhe Udinesen, Galatasarayn, PAOK-un dhe Hajdukun e Splitit.