Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tucheli i kërkon PSG-së transferimin e Kantes

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel qysh tash ka filluar të mendojë për ndërtimin e skuadrës për sezonin tjetër.

Thomas Tuchel pritet të zyrtarizohet si trajner i Paris Saint-Germainit me të përfunduar sezoni aktual.

Gjermani u ka kërkuar menjëherë drejtuesve të PSG-së, ta sjellin mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante në skuadër, transmeton KP.

Mirëpo për ta marrë francezin, klubit nga Parisi do t’i duhet të paguajë së paku 80 milionë euro, pasi te Chelsea ai është një nga lojtarët më të vlerësuar.

Artikuj të ngjashëm