Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tucheli donte ta shiste Brojën

Trajneri Thomas Tuchel pati afat kalimtar veror shumë të ngarkuar me skuadrën e Chelseat, dhe në fund ai u shkarkua nga skuadra.

Nëse do të varej nga tekniku gjerman, gjërat do të ishin edhe më të ngarkuara.

Të enjten, mediumi britanik “The Guardian”, ka shkruar se Tuchel donte ta shiste Armando Brojën te West Ham Unitedi për 30 milionë funte.

Sulmuesi i Shqipërisë që vlerësohet shumë në Angli më pas nënshkroi kontratë të re me “blutë e Londrës”, ndërsa gjermani e kishte presionin për t’i dhënë më shumë minuta në fushë sulmuesit 20-vjeçar.

Broja në sezonin e shkuar ishte i huazuar te Southamptoni dhe realizoi nëntë gola e një asistim në 38 paraqitje në të gjitha garat.