Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tuchel tregon situatën e Saulit

Saul Niguez nuk po arrin të gjejë veten te skuadra e Chelseat.

Mesfushori spanjoll ka humbur vendin e titullarit te londinezët. Por përkundër kësaj, trajneri Thomas Tuchel beson se Saul do të adaptohet shpejt me lojën e londinezëve dhe do të jetë një ndihmë e madhe për ekipin e tij.

“Saul nuk ka nevojë të shqetësohet sepse ai ka gjithçka që duam ne. AI thjesht duhet të punojë shumë për t’u përshtatur dhe shanset do të vijnë për të”, deklaroi Tuchel.

26-vjeçari është i huazuar nga Atletico Madridi te Chelsea me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Artikuj të ngjashëm