Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona monitoron situatën e Saulit

Saul Niguez nuk po kalon momente të mira te skuadra e Chelseas dhe një kthim në Spanjë është shumë i mundshëm pas interesimit të Barcelonës për ta transferuar gjatë verës së këtij viti.

“Sport” pretendon se Barcelona ka gjasa të mëdha ta transferoj nga Atletico Madriti gjatë verës mesfushorin spanjoll që është huazuar te Chelsea në Angli.

Reprezentuesi i Spanjës me Atleticon ka kontratë deri në qershor të vitit 2026, ndërsa këtë sezon në Premier League ka luajtur 161 minuta në gjashtë ndeshje.