Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea mund ta huazojë Saulin

Skuadra e Chelseat mund ta bëjë një lëvizje të fundit para mbylljes së afatit kalimtar të verës. Mediumet britanike, kanë shkruar të martën se Chelsea po synon huazimin e mesfushorit Saul Niguez nga Atletico Madridi.

Saul ka kërkuar largimin nga Atletico dhe Chelsea po kërkon huazimin e tij, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Mesfushori spanjoll po shihet te Chelsea si përforcim i duhur për mesfushën dhe londinezët po punojnë në arritjen e marrëveshjes me Atleticon.

Saul ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2026 kurse këtë sezon ka dy paraqitje dhe një asistim në La Liga.