Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Troyesi i merr pikë PSG-së

Paris Saint-Germaini është befasuar në shtëpi nga Troyesi, duke luajtur baras, 2:2. Ndeshja i ka takuar xhiros së 36-të në elitën e futbollit francez.

Parisienët, që kanë fituar titullin kampion, kaluan të parët në epërsi.

Në minutën e gjashtë Marquinhos kaloi në epërsi vendasit, 1:0.

Neymar nga pika e bardhë dyfishoi epërsinë në minutën e 25-të. Ike Ugbo ngushtoi rezultatin në minutën e 30-të, 2:1.

Florian Tardieu në minutën e 49-të barazoi rezultatin në 2:2. Paris Saint-Germaini pas këtij barazimi mbanë pozitën e parë me 80 pikë. Troyesi është në vendin e 15-të me 37 pikë.

Artikuj të ngjashëm