Ylli i Anglisë dhe Atletico Madridit, Kieran Trippier, është akuzuar për shkelje të rregullave të bastvënies të Federatës së Futbollit të Anglisë.
Trippier mund të penalizohet për shkelje të rregullores në korrik të vitit të kaluar, në muajin kur kaloi nga Tottenhami te Atletico Madridi për 20 milionë funte.
“Unë jam pajtuar plotësisht me hetimin e FA mbi baza vullnetare dhe do të vazhdoj të bëjë këtë”, ishte përgjigja e Trippier për akuzën e bërë.
“Si futbollist profesionist unë nuk kam vënë baste që lidhen me futbollin dhe nuk kam pranuar përfitime financiare nga baste tjera”, ka shtuar ai.
Për shkak se 29-vjeçari tani luan në Spanjë, Federata angleze duhet të kërkojë nga FIFA që dënimi të jetë i vlefshëm në gjithë botën, nëse Trippier dënohet.
Edhe
Trippier suspendohet për dhjetë javë nga futbolli shkaku i basteve
Dyshohet që Trippier ka thyer dy rregulla për të cilat kohë më parë është dënuar Daniel Sturridge. Sturridge ishte dënuar pasi kishte dhënë informata për bastvënësit lidhur me negociatat e transferimit të tij. Ai u largua nga Trabzonspori pasi në mars u dënua me gjashtë javë moslojë dhe po ashtu mori gjobë prej 75 mijë funteve.
Të gjithë të përfshirët në futbollin anglez e kanë të ndaluar të vënë baste në futboll apo në gjëra që lidhen me futbollin.