Mbrojtësi i Torquay Unitedit, Austen Booth, është suspenduar për nëntë muaj nga Federata e Futbollit e Anglisë, pasi ka thyer rregullat e bastvënies.
26-vjeçari ka pranuar se ka vënë baste në 289 ndeshje të futbollit, prej 5 gushtit të vitit 2017, deri më 7 korrik të vitit 2021, ka shkruar “BBC” të enjten.
Gjatë kësaj periudhe, ai ishte lojtar i Truro Cityt, Buckland Athleticutdhe Tiverton Townit, në kategorinë e shtatë të futbollit anglez dhe më poshtë.
Të gjithë lojtarët që bëjnë gara në tetë kategoritë e futbollit anglez, mund të dënohen nëse vënë baste në ndeshje futbolli.
Artikuj të ngjashëm
-
Pezullohen përkohësisht 102 futbollistë në Turqi për bastvënie ilegale
-
Telashet e Tonalit vazhdojnë edhe me Federatën angleze
-
Edhe 17 të arrestuar në Turqi për kurdisje dhe baste ilegale
-
Baste edhe në ndeshjet e tyre, dy lojtarë përjashtohen përjetë
-
Tha se është i sëmurë për ta shmangur burgun, kapet në meç boksi