Sport

Tri skuadra pas Militaos

Eder Militao pritet të largohet nga Real Madridi. Mbrojtësi brazilian nuk ka arritur ta bindë trajnerin, Zinedine Zidane, që preferon dyshen Raphael Varane dhe Sergio Ramos.

Sipas mediave spanjolle, Militao është i pakënaqur me situatën te madrilenët dhe dëshiron të largohet.

Interesim për mbrojtësin 22-vjeçar kanë shprehur skuadra si Bayern Munichu, Tottenhami dhe Borussia Dortmundi.

Real Madridi për ta lënë të lirë lojtarin po kërkon rreth 40 milionë euro.