Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tri ndeshje sot në Superligë

Java e 12-të në Ipko Superligën e Kosovës, vazhdon me tri ndeshje tejet interesante.

Lideri Gjilani do të luajë kundër Trepçës’89, ndeshje e cila do të zhvillohet në Drenas.

Gjilani pas fitores ndaj Llapit javën e kaluar shpreson të vazhdojë këtë seri, në mënyrë që të mbajë vendin e parë në tabelë.

Nga ana tjetër edhe Trepça’89 ka fituar ndeshjen e fundit ndaj Ferizajt dhe kërkon të vazhdojë këtë seri të fitoreve për t’u rikthyer në formën e duhur.

Tjetër ndeshje që pritet të jetë mjaftë interesante është mes Ferizajt dhe Dritës, transmeton KP.

Ferizaj kërkon fitore në mënyrë që ta largohet nga zona e barazhit, mirëpo nuk do ta këtë të lehtë, pasi Drita gjithashtu dëshiron fitore për t’iu afruar kreut të tabelës.

Edhe Të dielën luhet xhiroja e fundit në Superligë Futboll 1 muaj më parë Të dielën luhet xhiroja e fundit në Superligë

Ndeshja tjetër do të zhvillohet mes Ballkanit dhe Dukagjinit.

Për Ballkanin, i cili është në formë të mirë, kjo ndeshje nuk pritet të jetë shumë e vështirë pasi Dukagjini gjatë këtij sezoni ka vetëm dy fitore dhe një barazim në 11 ndeshje të zhvilluara.

Të tri ndeshjet zhvillohen në ora 14:00.