Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tri humbje rresht për Parisin

Humbja nga Bayerni ishte e treta rresht për Paris Saint Germainin. Kampioni francez fillimisht humbi nga Marseille më 8 shkurt në ndeshjen për Kupë të Francës. Më 11 shkurt humbi nga Monaco në Ligue 1.

Dhe të martën humbi nga Bayerni në Champions.

Tri humbje rresht gjiganti francez nuk i kishte pësuar që nga viti 2020. Pra kjo po ndodhë për herë të parë në periudhën e përbashkët të Messit, Neymarit dhe Mbappes.

Artikuj të ngjashëm