Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tri herë në Superligë, me tri skuadra të ndryshme

Vllaznia e Pozheranit ishte sensacioni i futbollit kosovar në sezonin 2016/2017, pasi për herë të parë në histori të klubit arriti të inkuadrohet në Superligë.

Merita të mëdha për suksesin e arritur ka sulmuesi Lirian Ferati, i cili shënoi 15 gola në sezonin 2016/2017, madje ai realizoi një gol të bukur edhe në barazh kundër Ferizajt.

Në një intervistë për Sportin në KTV, shënuesi më i mirë i Ligës së Parë e cilëson kampionatin dhe rrugën drejt elitës si shumë të vështirë .

Më tej, Ferati tregon se është një lloj eksperti t’i inkuadrojë në Superligë ekipet e Ligës së Parë.

Lirian Ferati zbulon motivin që i shtyri të mposhtin Ferizajn në barazh, në mënyrë që për herë të parë skuadra nga Pozherani të inkuadrohet në elitë.

Edhe Vllaznia premton se do të bëhet befasi e Superligës Sport Vllaznia premton se do të bëhet befasi e Superligës

Në fund, sulmuesi nga Gjilani ka deklaruar se pas përfundimit të kampionatit, i ka skaduar kontrata dhe pret që të vazhdojë për të qenë pjesë e skuadrës nga Anamorava edhe në Superligë.

Vllaznia e Pozheranit u inkuadrua në Superligë, pasi mposhti Ferizajn në ndeshje të barazhit pas ekzekutimit të penalltive.