Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drilon Hodaj: Ia kishim borxh Prizrenit

Drilon Hodaj ishte prej më meritorëve që Liria e Prizrenit u kthye në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndaj Ferizajt në ndeshjen e barazhit, portieri Hodaj ndali dy penallti të Ferizajt. Liria kthehet në elitë pas katër vjetësh.

“Kemi stërvitur gjatë tërë kohës për këtë. Janë emocione të papërshkrume. Është ëndërr e realizuar që kam ndihmuar kthimin në Superligë. Kemi provuar direkt të kthehemi dhe nuk mundëm. Fati deshti që përmes barazhit të kthehemi. Liria ka qenë ekipi i vetëm që ka mundur përmes barazhit të kthehet dhe kjo u realizua”, ka thënë Hodaj. Ai është i lidhur emocionalisht me Lirinë. “Është klubi i zemrës sime, klubi ku jam rritur. Është ëndërr e realizuar. Ia kemi pasur borxh Prizrenit ta kthejmi Lirinë ku e ka vendin, në Superligë. Liria në Superligë do të ketë objektiva madhore. Besojmë fuqishëm se do të jemi aty ku u takon Lirisë, në mesin e skuadrave që luftojnë për Evropë”, ka shtuar portieri Hodaj.

Artikuj të ngjashëm