Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça transferon basketbollist nga kampioni sllovak

Klubi basketbollistik Trepça ka prezantuar një transferim të madh të shtunën në mbrëmje.

Klubi mitrovicas ka bërë të ditur marrëveshjen me organizatorin Devon van Oostrum, i cili sezonin e fundit luajti për kampionin e Sllovakisë, Levice.

Van Oostrum në sezonin që u shpall kampion regjistroi 10.6 pikë dhe 5.1 asistime për ndeshje.

Organizatori 193 centimetra i gjatë, 30 vjeç, përveç Levices, ka luajtur edhe për Baskonian, Cibonan, MZT, Heroes Den Bosch, Koroivos, London Lions e ekipe të tjera.