Basketbollisti Shawn Jones do të mbetet pjesë e Trepçës edhe për edicionin tjetër.
Jones ishte prej lojtarëve të rëndësishëm te mitrovicasit në edicionin tashmë të përfunduar.
Trepça e fitoi titullin dhe Kupën e Kosovës.
Basketbollisti amerikan pati mesatare prej 8.6 pikëve, 5.3 kërcimeve e 1.1 asistimi për ndeshje.