Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça largon qendrën Raines

Amerikani Cadarian Raines më nuk është pjesë e KB Trepçës. Ekipi nga Mitrovica ka njoftuar të premten se ka ndëprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme me qendrën Raines.

Raines iu bashkua Trepçës në fund të muajit nëntor si përforcim i madh, por nuk bindi me paraqitjet e tij përkundër përvojës së madhe që kishte.

Raines është lojtari i dytë që lirohet nga Trepça brenda këtij muaji, pasi ditë më parë bashkëpunimin e ndërpreu edhe me Adam Grantin.

Në gjashtë ndeshje të luajtura në Superligën e Kosovës, Raines pati një mesatare prej 7 pikëve e katër kërcimeve për ndeshje.

Para se të luante në Kosovës, Raines karrierë kishte bërë edhe në Greqi, Estoni, Çeki, Qipro, Bullgari e vende të tjera të botës.

Pas 16 ndeshjeve të luajtura këtë sezon në Superligë, Trepça zë vendin e katërt në tabelë me 24 pikë. Duelin e radhës, Trepça e luan të shtunën në udhëtim te Rahoveci.