Amerikani që luan në pozitën e krah-qendrës, Will Daniels është përforcimi më i ri i KB Trepçës. Ekipi nga Mitrovica, të martën e ka zyrtarizuar Danielsin, i cili do të jetë pjesë e skuadrës deri në fund të këtij sezoni.
Basketbollisti 202 centimetra, e zëvendëson te Trepça amerikanin tjetër Cadarian Raines, i cili ditë më parë u largua nga klubi. Daniels ka një karrierë të pasur dhe përvojë të madhe, ndërsa së fundmi ka luajtur të Uruguai, te skuadra e Nacionalit me një mesatare prej 25 pikëve për ndeshje.
Ai gjithashtu, karrierë ka bërë edhe në Turqi, Rusi, Porto Riko, Meksikë, Liban, Letoni, Kore të Jugut, Izrael, Greqi, Gjermani e Francë.