Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi transferon ish-basketbollistin e Trepçës, Will Daniels

Klubi i basketbollit nga Prizreni, Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e ish-basketbollistit të Trepçës, Will Daniels. Bashkimi ka njoftuar për transferimin në faqen e tij në Facebook.

Daniels i ishte bashkuar Trepçës në janar të vitit të kaluar dhe me klubin mitrovicas fitoi Kupën e Kosovës.

Ai gjatë karrierës ka luajtur në Greqi, Francë, Letoni, Izrael e Turqi ndër të tjera.

Amerikani i gjatë 203 centimetra luan në pozitat alo dhe alo-qendër.