Nënkampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, do të luajë kundër skuadrës gjermane Gottingen në raundin e parë kualifikues të FIBA Europe Cup. Gottingeni vlerësohet rival i vështirë për mitrovicasit.
Shorti u tërhoq të enjten në Munich.
Ndeshjen me gjermanët, Trepça e luan më 27 shtator.
Nëse e kalon rivalin e parë në çerekfinale, Trepça në gjysmëfinale do të luajë më 28 shtator, kundër Sportingut të Portugalisë. Më 30 shtator luhet finalja e kualifikimeve.
Vetëm fituesi i finales kualifikohet në stinorin e rregullt.
Në FIBA Europe Cup do të garojë edhe Sigal Prishtina, për herë të parë pas tre vjetësh.
Nga edicioni 2015 deri në vitin 2019 ishte rregullisht në gara evropiane.
Edhe
Trepça e pret Braunschweigun, Bashkimi luan në Itali
Skuadra kryeqytetase do të luajë kundër fituesit të ndeshjes Kalev/Cramo të Estonisë apo Cedevita Junior të Kroacisë.
Prishtina ishte bartëse në shortin e së enjtes dhe për këtë starton prej gjysmëfinales.
Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli, do të luajë në kualifikime të Ligës së Kampionëve. Për kundërshtar e ka Benfican në çerekfinale kualifikuese.