Derbi i kësaj jave në Superligën e basketbollit kosovar ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, i ka takuar kësaj të fundit.
“Minatorët” arritën të shënojnë fitore në udhëtim me rezultat të ngushtë, 84-88, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë meritori për këtë fitore të Trepçës ishte Besnik Azemi që shënoi 25 pikë, pati 6 kërcime e 4 asistime. Ai u ndihmua nga Mark Dorris që shënoi 20 pikë, pati 5 kërcime, e 10 asistime.
Të vendasit më i miri ishte Michael Martin që shënoi 28 pikë, pati 6 kërcime e 5 asistime, por nuk ishin të mjaftueshme që Bashkimit t’i siguronin fitoren.