Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça ’89 fiton në miqësoren e dytë

Pas barazimit në miqësoren e parë 2:2 me Besën e Kavajës, Trepça ’89 e ka fituar ndeshjen e dytë përgatitore.

Të shtunën, Trepça ’89 fitoi përballë KF Dinamos së Tiranës, me rezultatin 1:0.

Dinamo është skuadër e kategorisë së dytë të futbollit të Shqipërisë.

Golin e fitores e ka shënuar Ardian Muja në minutën e 30-të të ndeshjes, ka shkruar faqja zyrtare e mitrovicasve.

Trepça ’89 përgatitjet për stinorin pranveror po i kryen në Durrës të Shqipërisë.

Artikuj të ngjashëm