Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tregolëshi i Bardhit në “debutimin” si kapiten i Maqedonisë së Veriut

Shiriti i kapitenit duket se e ka motivuar shumë yllin e Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhin. Bardhi të enjten mbrëma realizoi tre gola në fitoren 5:0 të Maqedonisë së Veriut ndaj Armenisë në Jerevan. Me këtë fitore, Maqedonia mbetet në garë për të siguruar plejofin për kualifikim në Botërorin 2022 në futboll.

Bardhi dy gola i shënoi nga penalltia, ndërsa njërën penallti e siguroi vet. Ai për herë të parë ishte kapiten i Maqedonisë V. Për herë të parë ka shënuar “hat-trick”, ndërsa në të kaluarën nuk kishte shënuar më shumë se një gol në ndeshje me përfaqësuese. Tani i ka nëntë gola në 41 paraqitje.

“Ishte fitore e rëndësishme për ne. Shiriti i kapitenit qartë se ishte motivimi im, por për mendimin tim ne të gjithë jemi kapitenë. Të gjithë jemi të përgjegjshëm për atë që japin në fushë. Motivimi është gjithnjë aty, ndërsa sonte për mua ishte në nivelin më të lartë. Jam krenar që jam pjesë e kapitenëve të ekipit. Gorani ishte këtu, kemi pasur kapitenë tjerë të shkëlqyer. Kam mësuar shumë nga Goran Pandev”, ka thënë Bardhi pas ndeshjes, raporton “ekipa.mk”.

Maqedoninë e Veriut e pret ndeshja me Islandën, më 14 nëntor në Shkup.

“Jemi të kënaqur me fitoren, vetëm të vazhdojmë kështu. Puna tregohet me rezultate”, ka theksuar Bardhi.

Edhe Bardhi ndihet më mirë si kapiten Sport Bardhi ndihet më mirë si kapiten

Pos tij te Maqedonia e Veriut luajtën edhe Ezgjan Alioski e Visar Musliu.

Bardhi është vetëm lojtari i tretë i Maqedonisë V. që ka realizuar tri gola në një ndeshje.