Sport

Tregimi interesant i Lovrenit për Brozoviqin

Dejan Lovreni ka treguar se çelësi i suksesit për mesfushorin e Interit dhe të Kroacisë, Marcelo Brozoviq, është ngrënia e sallamit.

Brozo duket i dobët në fizik, por nuk është nga ata sportistë që mban dieta.

“Nuk e di se si Brozoviq arrin të hajë aq shumë”, ka thënë Lovren në një intervistë virtuale.

“Para finales së Kupës së Botës, ai ka ngrënë dy kilogramë sallam, dy kroisanta dhe piu Coca-Cola. Më pas i vrapoi 15 kilometra pa problem. Nëse do të haja aq shumë sa ai, do të kisha nevojë të pushoja katër ditë. E kam pyetur se si e menaxhon gjithë këtë, ai tha se suksesi është te “sallama”, është shprehur Lovren.