Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lovreni ngacmon Salahun, thotë se ai është xhelozs

Mbrojtësi i Kroacisë, Dejan Lovren, ka thënë të dielën se ish-bashkëlojtari i tij te Liverpooli, Mohamed Salah, është “100% xheloz” që kroati është në Kupën e Botës.

Duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes hapëse të Grupit F, të mërkurën kundër Marokut, 33-vjeçari shprehu dëshpërimin për mungesën e sulmuesit Salah, që dështoi të kualifikohej me Egjiptin.

“Ai xhelozon 100%. Edhe unë do të xhelozoja. Ai ka thënë se do të më përkrahë dhe është gjë e mirë. Të jem i sinqertë, jam i mërzitur që ai nuk u kualifikua sepse ishte shumë afër. Për fat të keq, Sadio Mane ishte më i mirë”, theksoi Lovren.

Në Grupin F janë edhe Kanadaja dhe Belgjika.