Sulmuesi Mohamed Salah po tundohet nga perspektiva e një transferimi të mundshëm te Paris Saint-Germaini, njoftoi “The Telegraph” të hënën.
E pikërisht kjo edhe është arsyeja që Salah po heziton për ta pranuar ofertën e Liverpoolit për rinovimin e kontratës që i skadon në vitin tjetër.
Mësohet se PSG-ja ia ka bërë një ofertë të parezistueshme egjiptianit, i cili është i hapur për t’iu bashkuar kampionit të Francës për të luajtur përkrah Lionel Messit. 29-vjeçari është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2017, ndërsa po kërkohet nga shumë skuadra evropiane.
Salah ka shënuar 30 gola dhe ka asistuar 14 herë në 45 paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat.