Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tre shqiptarë nisin me ndeshje në kampionatin e Ukrainës

Edhe tre futbollistë shqiptarë kanë nisur të martën kampionatin në Ukrainë. Kthimi i futbollit është vlerësuar fitore në Ukrainë, në kohën kur pushimi i Rusisë po vazhdon. Ditë më parë te Vorskla Poltava kaluan Ardit Toli e Taulant Seferi.

Seferi është reprezentues i Shqipërisë. Të dy janë transferuar nga Tirana. Vorskla të martën në kuadër të xhiros së parë të kampionatit ukrainas pësoi 3:1 nga Zorya Luhansk. Toli startoi dhe kompletoi ndeshjen në pozitën e mesfushorit defanziv, ndërsa Seferi u aktivizua në minutën e 68-të.

Ndërkohë te Chernomorets Odessa startoi Realdo Fili. Odessa pësoi 1:0 nga Veres-Rivne.