Në Ukrainë po vazhdon gara në futboll.
Të dielën, Vorskla Poltava u mposht 3:2 si vendase nga Zorya Luhansk.
Të dy golat për Vorsklan i realizoi futbollisti shqiptar, Taulant Seferi. Ai golin e dytë e shënoi nga penallti. Ndonëse udhëhoqi 2:0, Vorskla në fund pësoi 3:2. Dy golat e fundit i pranoi në minutat shtesë. Seferi ka gjashtë gola në 15 paraqitje. Ndeshja e së dielës ishte e para e stinorit pranveror, përkatësisht e xhiros së 16-të.
Artikuj të ngjashëm