Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy gola tjerë të Seferit në Ukrainë

Taulant Seferi ka vazhduar formën e shkëlqyer në kampionatin e Ukrainës dhe ka kompletuar tjetër ndeshje.

Futbollisti i Shqipërisë shënoi dy herë nga penalltia dhe dështoi një herë për Vorskla Poltavan që mposhti Metalistin me rezultatin 3:2.

Ishte ndeshje e xhiros së 22-të dhe u zhvillua të shtunën.

Penalltia e parë e shënuar nga Seferi ishte ajo e minutës së 26-të për 1:1.

Katër minuta më vonë e shpërdoroi mundësinë nga 11-të metra, kurse në minutën e parë të shtesës, Seferi shënoi edhe një herë tjetër për 2:1.

26-vjeçari ka 11-të gola të shënuar në edicionin e sivjetmë të elitës së futbollit ukrainas.

Vorskla në mesin e tabelës ka 29 pikë.

Metalisti është i parafundit me 19 pikë.

Artikuj të ngjashëm