Reprezentuesi i Shqipërisë, Taulant Seferi, ka vazhduar me formë të lartë në elitën e futbollit të Ukrainës.
Seferi ka realizuar golin e parë për Vorsklan, ndërsa skuadra e tij po kryeson 2:0 ndaj ekipit të madh Shakhtar Donetzk. Seferi realizoi nga penalltia në minutën e 37-të. Ndeshja i takon xhiros së fundit të kampionatit të Ukrainës. Shakhtari ka siguruar titullin e kampionit, ndërsa Vorskla zë vendin e pestë aktualisht. Për Seferin 26-vjeçar është goli i 13-të i shënuar në Premier League të Ukrainës.
Artikuj të ngjashëm